Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Ka vdekur gruaja e cila u plagos të martën e 27 marsit në "Jeronim de Rada" në Prishtinë

Ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, ku mbeti një i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.

Ai ka thënë se në Intensivë është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, ku pavarësisht përpjekjeve të stafit, nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë çuar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë, është sjellë në Intensivë. Te ne është sjellë në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka.

Siç u raportua nga mediat, viktima dyshohet të ketë qenë kalimtare rasti në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Më herët, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me këtë vrasje.

Sipas Prokurorisë, një person ka mbetur i vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitet relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve preliminare, dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale, të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, po ashtu po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve.

Prokuroria jep detaje: Një i vrarë e tre të plagosur nga të shtënat e mbrëmshme në Prishtinë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika