Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që është aksidentuar më 5 janar në Prizren ka humbur jetën të hënën (6 janar).
Aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha”.
Policia e Kosovës në raportin ditor njoftoi se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Më 06.01.2025 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.