Vdes ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha

Ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes.

Anton Berisha ka pasur një karrierë të shquar si diplomatë dhe ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.

Varrimi i tij do të zhvillohet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike në Pejë.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika