Vdes ish-gazetari dhe zyrtari i MPJD-së, Arben Rugova

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, lidhur me vdkejn e zyrtarit të MPJD-së, është shprehur se i njëjti do të mbes një njëri i dashur dhe punëtor

Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Arben Rugova

Ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Arben Rugova, ka vdekur sot në moshën 52-vjeçare.

Ai do të varroset në fshatin Hakaj në Plavë të Malit të Zi.

Lajmin për vdekjen e tij e bën të ditur familjarët e tij, duke treguar se ngushëllimet i pranojnë këtë të premte në shtëpinë e tij të lindjes në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielën në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00.

Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla.

Gërvalla i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, kolegëve të punës e shokëve të tij.

Ajo është shprehur se Arben Rugova do të mbesa për ta një njëri i dashur, i respektuar dhe punëtor.

Një telegram ngushëllimi për vdekjen e tij ka ardhur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

“Ai ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në disa media si Koha Ditore, Gazeta Express, Telegrafi, Gazeta Lajmi e të tjera. Rugova punonte së fundi si Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës”,thuhet në postimin e AGK-së.

Tutje, ish-komandanti i UÇK-së gjatë Betejës së Koshares, Rrustem Berisha, ka thënë se Rugova do të shquhet si një student i dalluar në Universitetin e Tiranës ,gazetar i shkëlqyer, një mik i mirë për shokët e kolegët dhe një kryefamiljar shembullor në familje.

Berisha ka thënë se Rugova ishte më i miri prej atyre që të bënte ta doje vendlindjen.

“Ai u shqua si një ambasador i fjalës se lirë dhe një luftetar i institucioneve të Kosovës. Vepra e Arbenit do të kujtohet për jetë e mot. Hakajt humbën sot djalin më të mirë, por edhe Kosova humbi ushtarin më të madh të së vërtetës të brezit të tij”, ka shkruar Berisha.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika