Vdes ish-kryeprokurori Ismet Kabashi

Të dielën ka ndërruar jetë ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet të hënën, më 14 prill, në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Gjatë karrierës së tij, Kabashi ka mbajtur disa funksione të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ai ka qenë kryeprokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë dhe në Mitrovicë, gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës Komunale në Skenderaj, si dhe gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Po ashtu, ka shërbyer edhe si kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërsa për një periudhë kohe ka ushtruar edhe profesionin e avokatit.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë, Ismet Kabashi. Ai u nda nga kjo jetë duke lënë pas një boshllëk në zemrat tona. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm”, thuhet në njoftimin e familjarëve të publikuar në Facebook.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika