Vdes ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Qazim Sejdini drejtoi Bashkinë e Elbasanit për 12 vjet, që nga viti 2007 e deri në vitin 2019.

Në vitin 1995, Sejdini ishte zgjedhur president i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Ndërsa një vit më vonë, president i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga maji i vitit 2002 deri në maj 2004-tës, ai ishte president i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Në tetor 2002 deri në maj 2005, ai ishte prefekt i Prefekturës së Elbasanit.

Për shkak të problemeve shëndetësore, Qazim Sejdini pas mandatit të tretë në krye të bashkisë ishte tërhequr nga jeta politike dhe kaloi vitet e fundit të jetës pranë familjes.

Ai është përkujtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”, ka shkruar Rama.

Gjithashtu, atë e ka përkujtuar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ai ka shkruar se Sejdini ishte një profesionist, mik, e familjar i shkëlqyer.

“Lajmin për humbjen e Qazim Sejdinit, mikut tim të shtrenjtë, e mora para pak çastesh në aeroport. Nuk do të jem në lamtumirën e Qazimit dhe kjo ma shton dhimbjen për humbjen e tij. Një njeri i mençur, mentor, shok, vëlla, bashkëshort i shkëlqyer, baba e gjysh i përkushtuar, qytetar i dalluar”, ka shkruar ndër të tjera Peleshi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika