Vdes Jetart Berisha, ishte plagosur para disa muajve në Pejë

Këtë të premte ka vdekur Jetart Berisha, i cili ishte viktimë e një tentimvrasjeje që kishte ndodhur para disa muajve në Pejë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduktimin e viktimës”, tha Nikqi.

Në muajin qershor kishte ndërruar jetë edhe babai i Jetart Berishës, Jeton Bersha.

Më 22 maj në Pejë, Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha”.

Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Agron Gashit, i cili dyshohet për plagosjen e trefishtë.

Sipas dosjes fillestare të Prokurorisë, personat e përfshirë në këtë rast, nuk kishin probleme paraprakisht, por se deri te zënka erdhën pasi ishin përfshirë si palë të treta në diskutimet që dy të njohur të tyre po i bënin për shitblerjen e një veture “Golf lll”.

(VIDEO) Publikohen pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika