Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Arllat

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur këmbësori që është goditur të martën nga një veturë në Arllat. Ndërkaq, vozitësi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk është gjetur ende

Ilustrim

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës (PK), ka njoftuar se këmbësori që është goditur dje nga vetura në Arllat ka vdekur.

Këmbësori u raportua se kishte lëndime të rënda dhe ishte dërguar në tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 19:00. Ndërkaq, me rastin po merret prokurori i shtetit. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti deri më tani të panjohur, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësor në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Vetura godet këmbësorin në Arllat, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika