Sipas njoftimit të Policisë, një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të premten e 27 majit në fshatin Novosellë të Pejës, ku një veturë e ka goditur një këmbësore.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila pasi është dërguar në spitalin rajonal ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Novosellë, Pejë 27.05.2022 – 22:35. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila pasi është dërguar në spitalin rajonal ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në raportin 24-orësh të Policisë, janë raportuar dy aksidente me fatalitet, 16 aksidente me të lënduar dhe 30 me dëme materiale.