Vdes këmbësorja si pasojë e goditjes nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë

Policia e Kosovës kanë njoftuar se në magjistralen Prishtinë-Pejë ka vdekur një këmbësore si pasojë e godtjes nga vetura. Ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se viktima ka qenë pa shenja jete

Foto ilsutrim

Një këmbësore ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë të shtunën e 15 tetorit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 në vendin e quajtur “Kroni i Mbretit”.

Vdekja e këmbësores është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Në ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka gotitur një këmbësore”.

“Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika