Vdes në burg lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny

Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka vdekur brenda burgut, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar shërbimin e burgut

Alexei Navalny, lideri opozitar rus.

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka vdekur në burg, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve.

Navalny, 47 vjeç, një nga kritikët më të dukshëm dhe të vazhdueshëm të Putinit, ndodhej në një burg, ku ishte dënuar me 19 vjet nën një “regjim të veçantë”.

Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar.

Shërbimi i burgut në rrethin Yamalo-Nenets ka thënë se ai ishte “ndier keq” pas një shëtitje të premten, raporton BBC.

Ai “pothuajse menjëherë kishte humbur vetëdijen”, thuhet në një deklaratë. Shkaqet e vdekjes së tij janë duke u përcaktuar, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore Tass.

Kjo ngjarje që pritet të shihet si një “vrasje politike që i atribuohet presidentit rus, Vladimir Putin”, raporton The Guardian. 

Në fillim të dhjetorit, ai ishte zhdukur nga një burg në rajonin e Vladimirit, ku po vuante një dënim 30-vjeçar për akuza ekstremizmi dhe mashtrimit, të cilat ai i quante hakmarrje politike për udhëheqjen e opozitës antiKremlin të viteve 2010.

Ai nuk priste të lirohej për sa kohë që presidenti Putin ishte gjallë.

Navalny, një ish-politikan nationalist, ndihmoi në frymëzimin e protestave të vitit 2011-12 në Rusi, duke luftuar kundër mashtrimit në zgjedhje dhe korrupsionit në qeveri, duke hetuar brendën e rrethinës së brendshme të Putin dhe ndarjen e gjetjeve në video tërheqëse që fituan qindra miliona shikime.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika