Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare, ka njoftuar Carter Center, fondacioni i tij.
Carter, i cili shërbeu si presidenti i 39-të i SHBA nga viti 1977 deri në vitin 1981, mbetet presidenti më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, raporton BBC-ja.
Gjatë mandatit të tij, Carter u përball me sfida të mëdha të politikës së jashtme dhe humbi rizgjedhjen në vitin 1980 ndaj rivalit të tij, Ronald Reagan.
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Carter u angazhua në aktivitete humanitare dhe mori Çmimin Nobel për Paqe për kontributet e tij në fushën e drejtave të njeriut.
Vitin e kaluar, Carter iu nënshtrua kujdesit mjekësor pas një diagnoze të melanomës që u përhap në mëlçi dhe tru, dhe më pas vendosi të marrë kujdes në shtëpi.
Në një postim në rrjetet sociale, Qendra Carter ka njoftuar: “Themeluesi ynë, ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, ndërroi jetë këtë pasdite në Plains, Georgia, i rrethuar nga familja.”
Djali i tij, Chip Carter, shprehu: “Babai im ishte një hero, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që besojnë në paqen, të drejtat e njeriut dhe dashurinë altruiste.”