Këmbësori i cili u godit nga një veturë në Lipjan, më 30 shtator, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të hënën.
Sipas njoftimit të Polciisë, aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Ali Kelmendi”.
“Sot më 07.10.2024 rreth orës 19:30 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor si pasojë e goditjes nga një veturë më 30.09.2024”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në obduksion.