Këmbësori që është goditur më 24 mars nga vetura në Prizren, ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh.
“ Lidhur me rastin me datë 02.04.2024, rreth orës 15:20 viktima mashkull/kosovar, i cili ka qenë në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.