Vdes në QKUK një i burgosur

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ndjeri ka ndërruar jetë si shkak i problemeve shëndetësore

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Ka ndërruar jetë një i burgosur i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, i cili ka bërë të ditur se i ndjeri ishte shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Në klinikën e QKUK-së ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në QKUK”, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika