Vdes në QKUK personi që u aksidentua tri javë më parë në Ozdrim të Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që ishte duke u trajtuar në QKUK, i cili kishte pësuar aksident në dhjetor të vitit të kaluar, ka vdekur

Qendra Klinike Universitare e Kosovës - QKUK

Të shtunën e 24 dhjetorit, kishte ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim të Pejës. Në këtë aksident ishte goditur një person nga një veturë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se viktima e aksidentit të 24 dhjetorit në fshatin Ozdrim të Pejës, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur.

Tutje, njoftohet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Ozdrim, Pejë 24.12.2022 – 17:35. Lidhur me rastin, me 14.01.2023, nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

E godet me veturë viktimën në Pejë, i njëjti e dërgon në spital

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika