Ka vdekur personi që është plagosur gjatë pasdites të së hënës në një lokal në Klinë.
Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar për Telegrafin, Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.
Plagosjen e personit që ka vdekur më herët e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka thnënë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, një person ka mbetur i plagosur.
Ai ka thënë se i plagosuri është dërguar në QKMF-në e Klinës, ndërsa ka theksuar se i dyshuari është ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë Gashi.