Vdes në Tiranë një biznesmen pasi u qëllua me plumb në kokë pranë shtëpisë së tij

Biznesmeni 52-vjeçar, Eduart Reçi u qëllua me plumb në kokë teksa po dilte nga një lokal në afërsi të “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë në orët e vona të së mërkurën

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës 52 vjeçari, Eduart Reçi i cili mbrëmjen e djeshme u plagos me armë zjarri në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Persona të paidentifikuar e qëlluan me armë biznesmenin Reçi duke e plagosur në kokë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte, raporton A2 CNN.

Eduart Reçi, njihej si një biznesmen në fushën e ndërtimeve dhe disa subjekteve të tjera. Në momentin e të shtënave ai ndodhej shumë pranë banesës së tij.

Policia ende nuk ka një reagim për autorin e kësaj ngjarje, apo dinamikën e saj. 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika