Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës në fshatin Radoniq të Gjakovës. Ai dyshohet se ka pësuar infarkt.
Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 11:20 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore pas një çrregullimi fizik të ndodhur në fshatin Radoniq, ishte dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë (sipas personelit mjekësor viktima ka pësuar infarkt)”, ka thënë Elezaj.
Elezaj ka njoftuar se lidhur me ngjarjen policia ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, ku me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve.