Vdes një 22-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se u godit nga rryma

Një 22-vjeçar është goditur për vdekje nga rryma elektrike në shtëpinë e tij në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, ka njoftuar Policia e Kosovës

Ilustrim

Në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë,  një 22-vjeçar ka humbur jetën pas goditjes nga rryma elektrike.

Në njoftimin e Policisë thuhet se incidenti ka ndodhur të dielën, në orën 10:00, kur viktima është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi, ai ka ndërruar jetë një orë më vonë.

Ekipet policore dhe eksperti i energjisë elektrike kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar”, thuhet nga ana e Policisë.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika