Vdes një 25-vjeçar në Gjilan, Policia nis hetimet

Qyteti i Gjilanit

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Gjilan.

Rastin për Portali Dukagjini e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha Osmani.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ndërkaq hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika