Vdes një 34-vjeçar nga Gjakova, policia po e trajton rastin si “vetëvrasje në tentativë”

Një 34-vjeçar nga Gjakova, ka vdekur këtë të diel, në QKUK pas plagëve të shkaktuar nga arma e zjarrit. Këtë për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj

Policia e Kosovës

Një 34-vjeçar nga Gjakova, ka vdekur këtë të diel, në QKUK pas plagëve të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Këtë për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se veprimet hetimore janë ndërmarrë në drejtim të veprës “vetëvrasje në tentativë”.

“Sot rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë e më vonë në QKUK për trajtim mjekësor,  (dyshohet për shkak të plagës së shkaktuar nga armë zjarri). Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Fillimisht, në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë ndërmarrë në drejtim të veprës “vetëvrasje në tentativë”. Rreth orës 12:50, nga QKUK jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika