Vdes një 54-vjeçar në Prishtinë, policia nis hetimet

"Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje", ka njoftuar policia

Ilustrim

Një 54-vjeçar ka vdekur sot në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar për Portalin Dukagjini nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka njoftuar se rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Aktualisht, policia në koordinim me Prokurorinë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.” – ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika