Vdes një 70-vjeçar në Prevallë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se të ndjerit i ishte keqësuar gjendja dhe kishte rënë pa vetëdije. Shoqëruesit e tij kishin lajmëruar policinë. Trupi i pajetë i është liruar familjes së të ndjerit

Ka vdekur një burrë 70-vjeçar, pasi i ishte përkeqësuar gjendja derisa po ecte i shoqëruar në bjeshkët e Prevallës.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas këtij të fundit, i ndjeri kishte rënë pa vetëdije.

“Sot në mëngjes, rreth orës 06:32 , në polici është raportuar se një person pasi që kishte dalë në bjeshkë në fshatin Prevallë, Prizren, iu kishte keqësuar gjendja dhe kishte rënë pa vetëdije. Shoqëruesit e tij kanë njoftuar policinë. Policia bashkë me emergjencën me vështirësi kanë mbërritur në vendngjarje pasi që terreni ishte i vështirë dhe e pamundur që të shkohet me automjet. Në momentin kur emergjenca ka mbërritur në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, B.M. mashkull, 70 vjeç”, tha ai.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjes së të ndjerit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika