Vdes një burrë në Deçan, vetura e zuri përfundi pasi dështoi vinçi

Një burrë derisa po e rregullonte veturën e tij në fshatin Isniq të Deçanit, i ka dështuar vinçi dhe si pasojë vetura i ka rëndë përmbi, kështu duke i shkaktuar edhe vdekjen

Të premten e 21 prillit rreth orës 17:00, një burrë derisa po e rregullonte veturën e tij në fshatin Isniq të Deçanit, i ka dështuar vinçi dhe si pasojë vetura i ka rëndë përmbi, kështu duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, gjersa ka qenë duke punuar diçka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura”, ka theksuar Gashi.

Tutje ai ka vijuar se ”menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika