Një burrë në Lipjan ka vdekur pasi që traktori të cilin po e ngiste është aksidentuar.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se aksidenti ka ndodhur të dielën dhe është iniciuar si hetim mbi vdekjen.
Në këtë aksident thuhet se është lënduar edhe një pasagjer.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi traktorin te cilin ishte duke e drejtuar është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.