Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë derisa ishte në punë në Parkun Industrial Trepça i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe vshtë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Mitrovicë Jugu 11.10.2024 – 03:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia po e heton vdekjen e një burri në Mitrovicë
