Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku të ndodhur në Hajvali.
Kështu ka njoftuar për portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti ka ndodhur këtë të mërkurë.
Ajo tha se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023). Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.