Vdes një foshnjë në QKUK, policia nis hetimet

Ka vdekur një foshnjë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lidhur me rastin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin

QKUK

Një burrë ka raportuar se pasi e kishte dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë në QKUK, e kishte kuptuar se ka vdekur foshnja.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

QKUK, 30.11.2023-14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika