Vdes një grua në Obiliq, policia nis hetimet

Foto nga faqja zyrtare e komunës së Obiliqit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Obiliq.

Në raportin 24-orësh thuhet se familjarët e kanë dërguar viktimën pas disa problemeve shëndetësore për tretman mjekësor në fshatin Prelluzh në Vushtrri, dhe më pas nga aty ajo është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor me autoambulancë në Graçanicë, ku “nga mjekët përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”.

Në lidhje me këtë rast, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa hetimet vazhdojnë.

“Raportohet se familjarët, viktimën femër kosovare, pas disa problemeve shëndetësore e kanë dërguar për tretman mjekësor në fshatin Prelluzh, Vushtrri, dhe më pas nga aty viktima është dërguar  për tretman të mëtutjeshëm mjekësor me autoambulancë në Graçanicë, ku nga mjekët përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika