Vdes një grua në Rahavoc pas rënies nga një lartësi

Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej 1.5 metrash

Ilustrim

Një grua në moshë rreth 60-vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një lartësi, incident që ndodhi të hënën në Rahovec.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sipas familjarëve, viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra.

Drejtori i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka bërë konfirmimin e lajmit për Dukagjinin.

“Po, rasti ka ndodhur dje. Viktima ka qenë e vetme në momentin e ngjarjes dhe dyshohet se është rrëzuar. Trupi i saj është gjetur nga fqinjët dhe është transportuar në spitalin rajonal, por, fatkeqësisht, ishte pa shenja jete”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsinë, ndërsa rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika