Një i burgosur ka vdekur në Spitalin Rajonal në Pejës ka bërë t ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK).
ShKK ka bërë të ditur e i njëjti është pranuar para disa ditë në Qendrën e Paraburgimit në Pejë dhe nuk ka qenë më parë i sëmur.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet M.K, viti i lindjes 1992. I njëjti është pranuar në QP në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmur. Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftim.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes.