Vdes një i ri në Bogë të Pejës pasi goditet nga një kamion me beton

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Bogë të Pejës, ku një person i moshës së re ka mbetur i vdekur

Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë të enjten pasdite në fshatin Bogë të Pejës, pasi një kamion me beton e ka goditur teksa po lëvizte prapa.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, pastaj është cilësuar “Aksident me fatalitet”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur kur një kamion mikser me beton ka ecur mbrapa dhe ka goditur një person, i cili nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.

“Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, ai ka shtuar se viktima është i moshës së re.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika