Vdes një këmbësor në aksident trafiku në Pejë

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me fatalitet të ndodhur në Pejë

Ilustrim

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me fatalitet të ndodhur sot rreth orës 00:47 në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë.

Sipas Policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar  mjeku kujdestarë. Trupi i viktimës  SH. G.  mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar  në identifikimin e automjetit  të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit”, thuhet në njoftim./KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika