Vdes një person në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, dje ka vdekur një person në Fushë Kosovë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion

Të enjten pas mesnatës, rreth orës 01:25, është raportuar se ka vdekur një person në Fushë-Kosovë, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse të policisë.

“Fushë-Kosovë 04.04.2024- 01:25. Lidhur me rastin e lartcekur në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, rasti është nën hetime.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika