Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka humbur jetën në Gjakovë si pasojë e një vetaksidenti me traktor.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se derisa viktima ka qenë duke e drejtuar traktorin, ai nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është larguar nga rruga, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.