Në Bellopojë të Istogut, një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që mori nga një mjet bujqësor.
Pas lëndimeve i njëjti është dërguar në Emergjencë të Spitalit Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar se një person gjersa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime nga një mjet bujqësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes , i lënduari është dërguar fillimisht në QMF pastaj në Emergjencë të Spitalit Rajonal, në Emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Gashi