Vdes një person në Klinë pas goditjes nga vetura

Një person ka humbur jetën në Jashanicë të Klinës pas një goditjeje nga vetura, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit

Foto ilustruese

Mbrëmjen e së mërkurës në Jashanicë të Klinës, një person humbi jetën si pasojë e goditjes nga një automjet.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se ekipi mjekësor arriti në vendngjarje dhe kishte konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sipas informacioneve, rasti ndodhi rreth orës 19:05. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” ka thënë Gashi.

Ai gjithashtu ka potencuar se hetuesit e trafikut dhe njësitet e tjera relevante janë angazhuar për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë aksident.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika