Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Policia është njoftuar rreth orës 20:40 për aksidentin, ku të përfshira kanë qenë tri vetura.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Në vendngjarje, njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve po kryejnë shikimin dhe procedurat e parapara për vendngjarjen.