Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Llazicë të Malishevës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka theksuar se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar.
“Rreth orës 12:55 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Llazicë, Malishevë, në rrugën Prishtinë-Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar”, ka thënë Elezaj.
Elezaj ka shtuar se vdekjen e shoferit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML”, ka thënë Elezaj.