Vdes një person në Prishtinë nga të shtënat me armë, një tjetër i plagosur, dy në arrati

Një tjetër incident i rëndë me armë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, duke u shënuar edhe një viktimë nga gjuajtjet me armë, që është i vdekuri i katërt brenda dy ditësh. Pos një 62 vjeçari që ka vdekur, i plagosur ka mbetur edhe një person kur dy të maskuar hyn në një kafiteri e gjuajtën me armë zjarri. Ata janë në arrati derisa besohet se i vrari ishte vetëm qytetar rasti

Rastësia që të jetë në këtë lokal mbrëmë rreth orës 22:00 ishte fatale për 62-vjeçarin, Naser Gashi.

Ai mbeti i vdekur ani se nuk kishte të bënte asgjë me gjuajtjen me armë që ndodhi këtu në rrugën “Rrustem Hyseni”, në Prishtinë afër Parkut të Qytetit.

Siç ka njoftuar Policia, dy persona të maskuara, që nuk janë kapur ende, kanë gjuajtur e cak ishte personi që mbeti i plagosur, Miftar Miftari.

“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet nga Policia.

Por, së paku njëri nga dorasit është i njohur për Policinë dhe gjithashtu është identifikuar si Alban Gashi.

“Ka pas bastisje në shtëpi të të dyshuarit, nuk është sekuestruar diçka me rëndësi, dyshohet se i dyshuari dhe Miftar Miftar kanë pas telashe në Spanjë, para pak dite kanë ardhur në Kosovë dhe si pasojë e telasheve mes vete jashtë Kosove, besohet se ka ndodhur vrasja”, ka thënë një burim brenda organeve të hetuesisë për Dukagjinin.

Personi i plagosur është i shtrirë në QKUK dhe mjekët kanë konfirmuar se ai është kashtë rrezikut për jetë

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk dhanë shumë detaje për rastin.

“Prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e Policisë janë duke ndërmarrë masa dhe veprime të nevojshme hetimore mbi këtë çështje”.

Ky është viktima i katërt që nga e diela në Kosovë nga gjuajtjet me armë zjarri.

Të dielën, një 19 vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar në Vushtrri. Pa u bërë 24 orë po në një fshat të kësaj komune, një burrë vrau një grua e pastaj edhe veten.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika