Vdes një person në Prizren, dyshohet se pati kontakt me rrymën gjatë peshkimit

Një person në Prizren ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pasur kontakt me energjinë elektrike të gjeneratorit gjatë peshkimit në lum

Foto ilsutrim

Një person ka vdekur të dielën në Prizren, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike të gjeneratorit.

Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se viktima ka qenë duke peshkuar në lumë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

“Prizren / 14.04.2024 – 16:40. Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike të gjeneratorit derisa ishte duke peshkuar në lum. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi  mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika