Një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymë në fshatin Hoq e Qytetit në Prizren të premten.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, teksa policia e ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.