Vdes një person në qendrën Integruese Rehabilituese në Shtime, policia nis hetimet

Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencë nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar pa shenja jete në emergjencë nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:00.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe rasti është në hetim.

“Raportohet se nga Qendra Integruese Rehabilituese, është dërguar pa shenja jete në emergjencë viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, lidhur me rastin, me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika