Një person ka vdekur teksa ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
Rastin në polici e ka raportuar një person i cili ka treguar se viktima po trajtohej në atë spital.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.