Vdes një person në Suharekë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike

Hetimet fillestare kanë nisur dhe rasti po trajtohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”

Policia e Kosovës

Një 43-vjeçar ka vdekur të martën si pasojë e kontaktit me rrymën në fshatin Reçan, Komuna e Suharekës.

Rastin e ka bërë të ditur për medie zëdhënësi rajonal i Policisë, Vesel Gashi.

Ai tha se viktima i identifikuar si G.G., lindur në vitin 1981, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Një qytetar iu ka afruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Ai e ka transportuar deri në Urgjencën e Suharekës, ku edhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen”, tha Gashi.

Sipas tij, hetimet fillestare kanë nisur dhe rasti po trajtohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”.

Prokurori në vendin e ngjarjes ka kryer hetimet e nevojshme.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika