Një person ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë kohës kur ishte duke fikur një zjarr fushor.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti po vazhdon të hetohet nga institucioni përkatës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të hënën e 18 shtatorit në Viti.
Viktima thuhet se ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në qendrën emergjente në Viti për shkak se i njëjti derisa kishte qenë duke e fikur një zjarr fushor i ishte keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.