Vdes një person nga aksidenti në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Një person i moshës 49-vjecare ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i tha Portalit Dukagjini se në aksident është përfshirë një veturë dhe një kamion.

Sipas tij, policia ka dalë në vend të ngjarjes për ta lehtësuar qarkullimin rrugor, si dhe ka nisur punën hetimore lidhur me rastin.

“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë.  Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor, si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika