Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralën Prishtinë – Pejë.
Lajmin për portalin Dukagjini e e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai tutje ka thënë se për këtë rast janë informuar të gjithë njësitë e hetimeve.
“Në ora 13:42, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në rr. Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë. Patrulla policore nga Stacioni policor i Malishevës menjëherë kanë dal në lokacionin e raportuar dhe kanë njoftuar se një person dyshohet se është pa shenja jete. Janë njoftuar edhe njesitë tjera relevante dhe lidhur me këtë rast po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaktaret e këtij aksidenti tragjik. Pas pranimit të raportimeve shtesë nga njesitet kompetente lidhur me rastin do te informoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Hoxhës.