Vdes një person si pasojë e një vetaksidentit rrugor në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pas një vetaksidenti në autostradën "Ibrahim Rugova", ka vdekur një person dhe është lënduar një tjetër

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur të mërkurën e njëzet prillit, rreth orës 11:25. Ekipet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë masat e duhura.

“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vetaksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën, kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës,  Baki Kelani

Policia ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes, dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut, sidomos ato të shpejtësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika